Tv Klan - Studimi i Akademisë së Shkencave: Shqiptarët janë autoktonë
May 15, 2026•Channel
AI Analysis
Data from YouTube Data API v3•Updated Just now
Video Overview
Video Details
Published2 weeks ago
Duration2:47
Video IDA3SsDcaSp4s
Languagesq
CategoryNews & Politics
PrivacyPublic
Made for KidsNo
Video TypeRegular Video
Performance Metrics
Views90
Likes0
Comments0
Engagement Rate0.00%
Likes per 100 views0.00
Comments per 1K views0.00
Description
Të dhënat gjenetike, tregojnë se shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre. Analizat e kryera nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim edhe me studiues të huaj konfirmojnë se popullsia e sotme shqiptare është vazhdimësi e asaj ilire.
“Kemi prezantuar të dhënat tona, pra të analizuara në laboratorin tonë që përfaqësojnë një kampion të popullatës shqiptare të marrë nga të gjithë zonat e Shqipërisë ku ne kemi analizuar në këtë rast i kemi analizuar ato që ne i quajmë markerë të kromozomit Y, të cilët në të vërtetë analizohen për të parë lëvizjet kryesisht të linjës mashkullore dhe në këtë rast duke analizuar shprehitë e markerëve të ndryshëm dhe të grupeve të ndryshëm, ne konfirmojmë atë që është konfirmuar dhe më parë që ë popullata e sotme shqiptare është vazhdimësia e popullatave të hershme që kanë populluar zonën e Ballkanit dhe atë pjesë që i takonte Ilirisë”, tha studiuesi Mekerezi.
Sipas studiuesve, të dhënat gjenetike tregojnë edhe për vendosjen e popullsisë shqiptare në këto troje dhe lidhjet e hershme me fqinjët e rajonit.
“Ngjashmëria me popullatën greke është për shkak të rrymës, të themi të migrimeve nga zona e Anatolisë, kryesisht në periudhën e bronzit drejt Ballkanit ose jugut të Italisë. Sigurisht siç u pa dhe këtu ka edhe markerë ose dhe të dhëna nga markerët për migrimet që vijnë edhe nga veriu. Shumë më vonë flasim në kohën e mesjetës, qoftë edhe migrimet sllave ose qoftë edhe nga më pjesa më veriore e Evropës”, shtoi Mekerezi.
Studiuesit kanë identifikuar gjithashtu edhe zonat me lidhjen më të hershme, që kanë mbijetuar nga fiset ilire.
“Grupimi më i vogël është një bërthamë e vogël në zonën juglindore, jugore ë kryesisht sidomos në zonën e Berat, Skrapar, Korçë. E një grupim i dytë që është i konsiderueshëm në numër është zona Dibër, Mat, Mirditë dhe Martanesh që ose ajo që quhet Gegeria e vjetër. Dhe grupimi më i madh që ka mbijetuar është nga zona që është sot Kosova, zona e Dardanisë. Këto janë tre bërthamat ku popullata të vogla kanë mbijetuar”, tha Bojaxhi.
Dyndjet, apo lëvizjet e popullsisë në periudha të mëvonshme pas shekullit të X kanë lënë gjurmë, por struktura gjenetike e shqiptarëve nuk ka ndryshuar.
Të dhënat tregojnë se edhe popullsia arbëreshe në jug të Italisë, ruajnë ende gjurmë të qarta gjenetyike të origjinës së tyre.
TV Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: [email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/