Britania dhe Japonia, marrëveshje historike, paketë prej 18 miliardë paundësh për investime

Jun 14, 2026Channel
AI Analysis
Data from YouTube Data API v3Updated Just now
RTSH
RTSH

282K subscribers

View Channel

Video Overview

Video Details

Published4 days ago
Duration1:35
Video ID_ype39d3w8A
Languagesq
CategoryEntertainment
PrivacyPublic
Made for KidsNo
Video TypeRegular Video

Performance Metrics

Views110
Likes0
Comments0
Engagement Rate0.00%
Likes per 100 views0.00
Comments per 1K views0.00

Description

Kryeministri britanik Keir Starmer priti këtë të diel në Downing Street homologen japoneze Sanae Takaichi, në një takim të rëndësishëm që paraprin samitin e vendeve të G7-s. Gjatë vizitës, dy liderët zyrtarizuan një paketë investimesh dhe bashkëpunimi me vlerë mbi 18 miliardë paund, që pritet të krijojë dhjetëra mijëra vende të reja pune në Britaninë e Madhe. Marrëveshja përfshin investime të mëdha në infrastrukturë, shërbime financiare dhe projekte të energjisë së pastër. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve do të përdoret për zhvillimin e parqeve të erës në det të hapur, me synimin për të rritur prodhimin e energjisë së rinovueshme. Në fokus të bisedimeve ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes, ku të dy vendet synojnë të forcojnë partneritetin strategjik. Palët ranë dakord gjithashtu për krijimin e një partneriteti të ri teknologjik që përfshin inteligjencën artificiale, gjysmëpërçuesit dhe kompjuterikën kuantike. Starmer dhe Takaichi riafirmuan mbështetjen për projektin e përbashkët të avionit luftarak të gjeneratës së ardhshme, që konsiderohet një nga programet më ambicioze të mbrojtjes mes dy vendeve. Në tryezën e diskutimeve u trajtua edhe sigurimi i zinxhirëve globalë të furnizimit për mineralet kritike, të domosdoshme për industrinë e teknologjisë dhe energjisë. Kryeministri britanik e cilësoi marrëveshjen një hap të rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe forcimin e sigurisë. Vizita e Takaichit në Londër shënon ndalesën e parë të turit të saj europian dhe konfirmon afrimin gjithnjë e më të madh mes Britanisë dhe Japonisë Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook:https://www.facebook.com/RTShqiptar Instagram:https://www.instagram.com/rtshqiptar/ Twitter:https://twitter.com/RTShqiptar Tik Tok:https://www.tiktok.com/@rtshqiptar #lajme #RTSH #news

Related Videos

More videos from RTSH