Edicioni i Lajmeve Tv Klan 7 Qershor 2026, ora 23:05 | Lajme - News
Jun 7, 2026•Channel
AI Analysis
Data from YouTube Data API v3•Updated Just now
Video Overview
Video Details
Published1 month ago
Duration28:24
Video IDf7QH3VIgJWw
Languagesq
CategoryNews & Politics
PrivacyPublic
Made for KidsNo
Video TypeRegular Video
Performance Metrics
Views1.7K
Likes6
Comments1
Engagement Rate0.42%
Likes per 100 views0.36
Comments per 1K views0.60
Description
Lajme, #edicioniinformativ ora 23:05, 7 qershor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines:
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë. Tkurren ndjeshëm LVV, rritet opozita
Përfundon në Kosovë numërimi i votave për gati 97% të kutive. Sipas rezultateve paraprake Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar vetëm 43 % të tyre, duke pësuar një rënie me afro 6 për qind krahasuar me zgjedhjet e shkuara. Rriten partitë e opozitës
Mbahet protesta e 8-të për Zvërnecin. Kërkohet dorëheqja e Ramës dhe krijimi i një partie
Mijëra protestues zbritën sërish sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Ata kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Rama, ndërsa artikuluan për herë të parë edhe nevojën e krijimit të një partie të re
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin. Resorti në Zvërnec do të bëhet patjetër
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti turistik në Zvërnec nuk do të ndalet pavarësisht kundërshtimeve. Kreu i Qeverisë tha se protestat në rrugë kanë nisur të dëmtojnë prenotimet në turizëm, ndërsa siguroi protestuesit se nuk do të dorëhiqet
6 mbikalime këmbësorësh në hyrje të Tiranë-Durrës. Puna nis pas 15 Qershorit, përfundojnë për 3 muaj
6 mbikalime këmbësorësh do të ndërtohen në 6 kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës, e cila u rikonstruktua së fundmi. Tenderi mbyllet më 15 Qershor dhe punimet do të zgjasin 3 muaj me synimin që të jenë gati në nisje të vitit të ri shkollor
Vrasja e Policit, zbardhet dinamika. Mekolli nuk qëlloi, Adri u plagos teksa ndihmonte kolegun
Enea Mekolli, efektivi i cili mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në Maliq nuk qëlloi asnjëherë, ndërsa autori e qëlloi në gjoks dhe sup. Prokuroria thotë gjithashtu se edhe polici Edison Adri u plagos nga autori teksa i jepte ndihmë kolegut të tij
Rindizet lufta në Lindjen e Mesme, Iran sulmon Izraelin me raketa balistike
Rindizet konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme. Irani lëshoi një valë të re sulmesh me raketa balistike ndaj Izraelit si hakmarrje për sulmet e ushtrisë izraelite në Bejrut. Nga sulmet të paktën dy vetë u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën
“PowerKidz 2026” kurorëzon fituesin, triumfon Helena Ramaj, nxënëse e klasës së 4-t
Pas nje sezoni te mbushur me sfida, "PoëerKidz 2026" kurorezoi fituesin e ketij edicioni ne finalen e madhe te zhvilluar ne studion e "E Diela Shqiptare" në televizionin Klan. Ajo është Helena Ramaj, një nxënëse e klasës së katërt.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: [email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/