Tv Klan - Territorialja vijon dëgjesat në Shkodër
May 15, 2026•Channel
AI Analysis
Data from YouTube Data API v3•Updated Just now
Video Overview
Video Details
Published1 month ago
Duration1:31
Video IDhZXB9L8ggcY
Languagesq
CategoryNews & Politics
PrivacyPublic
Made for KidsNo
Video TypeRegular Video
Performance Metrics
Views114
Likes0
Comments0
Engagement Rate0.00%
Likes per 100 views0.00
Comments per 1K views0.00
Description
Shkodra, qarku më i madh në veri të vendit me 5 bashki ishte ndalesa e radhës e Komisionit të Posaçëm të reformës administrative-territoriale.
Gjatë turit të dëgjesave me qytetarët, palët politike erdhën sërish të ndarë në qëndrimet e tyre, ku për shumicën, më shumë sesa rritja e numrit të bashkive, ka rëndësi menaxhimi i territorit dhe pasja e një reforme të qëndrueshme për 4 dekadat e ardhshme.
“Të pasurit të bashkive funksionale, nuk është element që lidhet vetëm me institucionin, por me jetën e përditshme. Na duhet të mos kemi disa zona që zhvillohen shumë dhe disa zona që nuk ia dalin të zhvillohen. Mund t’ia dalim të kemi zhvillim më të qëndrueshëm. Duhet të ndërtojmë një sistem të pushtetit vendor, që ia del të qeverisë në mënyrë eficiente qytetarët e vet në territor, t’i ofrojë shërbime dhe të shpërndajë mirëqenie në të gjithë territorin”, tha Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Territoriale për PS-në.
Por demokratët, të cilët e konsiderojnë të dështuar reformën e 2014, e cilësuan Shkodrën si shembullin e zbatimit politik te bashkive.
“Bashkitë janë më pak në veri sesa në jug, lumi Shkumbin i ndan, ka diskriminim. Shkodrën s’duhet ta diskriminojmë. Shkodra u bë me 5 bashki, edhe pse ka 150 mijë banorë, u bë që të balancoheshin rezultatet dhe sot ka tension politik. Ajo që kërkojmë ne është që numri i bashkive të shtohet, duke respektuar territorin”, u shpreh Luçiano Boçi, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale nga PD.
Si opozita, ashtu edhe maxhoranca kanë gati disa variante paraprake për ndarjen e re territroiale, të cilat do të diskutohen në tryezën e komisionit pas turit të dëgjesave me qytetarët në të gjitha qarqet e vendit dhe krerët e bashkive.
Tv Klan
/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: [email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/