“Më mirë në Shqipëri apo në Kosovë?”/ Intervista e parë si çift, flasin Selin dhe Gimbo: Kemi...
Jul 3, 2026•Channel
AI Analysis
Data from YouTube Data API v3•Updated Just now
Video Overview
Video Details
Published2 weeks ago
Duration0:06
Video IDt7bX_6BOlyw
Languagesq
CategoryEntertainment
PrivacyPublic
Made for KidsNo
Video TypeRegular Video
Performance Metrics
Views19.7K
Likes31
Comments1
Engagement Rate0.16%
Likes per 100 views0.16
Comments per 1K views0.05
Description
Selin Bollati dhe Dj Gimbo kanë qenë mëngjesin kësaj të marte të ftuar në emisionin “Wake Up”.
Kjo ishte intervista e tyre e parë si çift. Ata kanë folur për projektin e tyre me Rezarta Shkurtën, “DJ Remix”. Por jo vetëm kaq, pasi kanë treguar edhe detaje nga jeta e tyre si çift.
Selin u shpreh se po jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, pak te familja e saj dhe pak te familja e DJ Gimbos. Por pastaj shtoi se kanë filluar që të bashkëjetojnë.
Si është jetesa mes Shqipërisë dhe Kosovës?
Selin: Mua kjo pyetje më ndjek gjithandej. Po përpos kësaj, më ndjek edhe kjo ‘është më mirë në Shqipëri apo Kosovë?’. Me thënë të drejtën po na shkon shumë mirë. Nuk është se e kemi ndarë që po rrimë vetëm në Shqipëri ose vetëm në Kosovë, jemi ku të kemi punë. Pak te familjarët e mi këtu në Tiranë dhe pak te familjarët e Gimbos, në Prishtinë, në Istog. Po bëjmë një balancë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut.
DJ Gimbo: Po mundohem me e mbajt…
Pasi dilni nga “Big Brother VIP”, kjo vëmendje qëndron por nuk iu ndjekin kamerat kudo që jeni, si ndryshon kjo marrëdhënie? Si ka ndryshuar për ju?
DJ Gimbo: Me thënë të drejtën brenda është pak më e vështirë se si duket prej jashtë, se nuk e ke idenë si paraqitesh jashtë. Aty duhet me pas shumë kujdes se mundet njerëzit me e marrë pak për keq, si lojë. Dallimi mes jashtë dhe brenda, jashtë është shumë më mirë.
Selin: Unë në fakt kur kam dalë jashtë kam bërë një diskutim me Gimbon dhe i kam thënë që ‘unë nuk kam shumë dëshirë që të postojmë kaq shumë me njëri-tjetrin se dua ta mbaj pak më private’. Unë jam shumë e besëtytnive, i besoj syrit të keq. Kjo ka qenë një kërkesë e imja që nuk e kemi mbajtur dot, për arsye se e kuptuam që duke bërë këtë veprim, krijonim disa drama të tjera, të shtuara, të panevojshme. Të tipit ‘u ndanë’, plus ne kemi mbështetës shumë besnik që na duan bashkë, na kërkojnë të na shohin bashkë gjatë gjithë kohës. Jemi munduar ta mbajmë mes privatësisë dhe asaj publike.